Policia e Kosovës ka sekuestruar 16 armë zjarri gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 82 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.” Gjatë javës së kaluar në Rajonin e Prishtinës, janë sekuestruar 16 armë zjarri. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4314 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 570 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

