Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2026/2027. Ndërkohë edhe këtë vit ka vazhduar procesi i subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova, për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thotë se, ditë më parë është siguruar që katalogu zyrtar i teksteve shkollore dhe çmimeve të përcaktuara në të t’u përcillet edhe në formë fizike të gjitha librarive në vend.
Nga monitorimi në terren, rezulton se pjesa dërrmuese e librarive kanë bërë përgatitjen dhe shitje ose pritet të rifillojnë shumë shpejt.
MASh, premton se do të vazhdojë të përcjellë situatën në terren, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i katalogut dhe qasja e nxënësve në tekstet shkollore sipas çmimeve të përcaktuara.

