Tuesday, September 1, 2026
HomeLajmeHoxha: Partneriteti me SHBA-në, strategjik për Shqipërinë

Hoxha: Partneriteti me SHBA-në, strategjik për Shqipërinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit.

Në një postim në platformën X, Hoxha e cilësoi takimin si një vazhdim të diskutimeve të zhvilluara në korrik në Uashington, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker. Riafirmuam rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Hoxha.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, si dhe mbi bashkëpunimin brenda NATO-s, veçanërisht pas Samitit të Aleancës në Ankara dhe përpara Samitit të ardhshëm që do të mbahet në Shqipëri.

“Diskutuam mjedisin e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, theksoi ministri.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara nga një partneritet i gjatë, i rrënjosur në vlerat demokratike, solidaritetin transatlantik dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë dialogun dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë, me fokus në arritjen e rezultateve të prekshme që avancojnë interesat tona të përbashkëta dhe u sjellin dobi të dy vendeve tona”, përfundoi Hoxha.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram