Wednesday, September 2, 2026
HomeLajmeKosovëInspektime për cigare pranë shkollave, gjoba dhe sekuestrime në 7 qytete

Inspektime për cigare pranë shkollave, gjoba dhe sekuestrime në 7 qytete

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar 20 inspektime në shtatë qytete të Kosovës për shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore, ku tri lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar një gjobë dhe në një rast janë sekuestruar produkte.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë.

“Si rezultat i inspektimeve, 3 lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar 1 gjobë, ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura”, thuhet në njoftim.

MINTI ka bërë të ditur se inspektimet synojnë zbatimin e legjislacionit dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike në afërsi të shkollave.

“Inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike në afërsi të shkollave, veçanërisht për mbrojtjen e të miturve”, thuhet tutje.

IQMT ka njoftuar se do të vazhdojë me inspektimet në terren në të gjithë territorin e Kosovës, “me qëllim të respektimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe krijimit të një tregu të sigurt dhe të rregullt”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram