Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Mitrovicë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Mitrovicë u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin:
“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”
Nga Mitrovica u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktivitetet e platformës “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt ‘Marshit për Liri’, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

