Wednesday, September 23, 2026
HomeLajmeKosovëMoti në Shqipëri me vranësira, reshje lokale e breshër

Moti në Shqipëri me vranësira, reshje lokale e breshër

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje.

Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore e në mënyrë të izoluar breshër.

Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër24/36Diell re
Kukës19/34Diell re
Lezhë20/35Diell re shi
Dibër19/34Diell re shi
Durrës22/35Diell re shi
Tiranë23/36Diell re shi
Elbasan24/37Diell re shi
Berat20/37Diell re shi
Vlorë22/35Diell re shi
Korçë19/32Diell re shi
Gjirokastër20/37Diell re shi
Sarandë22/35Diell re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram