ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje.
Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore e në mënyrë të izoluar breshër.
Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 24/36 | Diell re |
| Kukës | 19/34 | Diell re |
| Lezhë | 20/35 | Diell re shi |
| Dibër | 19/34 | Diell re shi |
| Durrës | 22/35 | Diell re shi |
| Tiranë | 23/36 | Diell re shi |
| Elbasan | 24/37 | Diell re shi |
| Berat | 20/37 | Diell re shi |
| Vlorë | 22/35 | Diell re shi |
| Korçë | 19/32 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 20/37 | Diell re shi |
| Sarandë | 22/35 | Diell re shi |

