Friday, September 4, 2026
HomeLajmeKosovëAktakuzë ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident me fatalitet

Aktakuzë ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident me fatalitet

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj N.S., i dyshuar se më 23 korrik 2026, duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, shkaktoi një aksident trafiku me pasoja fatale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

I pandehuri, sipas aktakuzës, ishte duke drejtuar automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dyshohet se kishte kaluar në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ku është përplasur me një automjet që po lëvizte në drejtimin e rregullt.

“Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe t’i shqiptojë dënim meritor, në përputhje me ligjin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram