Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të bëjë dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, lidhur me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media.
Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë Speciale, në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.
Detajet rreth aktakuzës pritet të bëhen të ditura gjatë konferencës për media.

