By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus
October 11, 2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael. Hamasi: Izraeli ndryshon listën për lirimin e palestinezëve
October 11, 2025
Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar
October 11, 2025
Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi
October 11, 2025
Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq thotë se ka biseduar me Blinkenin për dialogun me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq thotë se ka biseduar me Blinkenin për dialogun me Kosovën
Rajon / Botë

Vuçiq thotë se ka biseduar me Blinkenin për dialogun me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 11:50 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë serbe, Vuçiq bisedoi me Blinkenin për “situatën në Kosovë e Metohi, rrugën evropiane të Serbisë dhe raportet dypalëshe midis Serbisë dhe ShBA-së”.

“Zyrtarët shkëmbyen mendime lidhur me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, teksa presidenti Vuçiq veçanërisht theksoi se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe e ardhmja e sigurt ekonomike janë synime kyçe për të gjithë ata që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Biseda midis Vuçiqit dhe Blinkenit vjen një ditë para se Parlamenti serb, përmes një seance të posaçme, të diskutojë për Kosovën.

Në këtë seancë pritet që deputetëve serbë t’iu prezantohet një raport për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, në këtë raport nuk pritet të përfshihet plani evropian apo i njohur edhe si plani franko-gjerman.

Ky plan, që ka mbështetjen edhe të ShBA-së, synon të ndihmojë palët që të ecin drejt normalizimit të plotë të raporteve.

Vuçiq ka deklaruar se nuk ka një afat kohor që të pranohet ky plan, duke theksuar se nuk mendon “se dikush në Serbi do të jetë i lumtur me këtë plan”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët ka deklaruar se plani evropian është një bazë e mirë për të shkuar drejt një marrëveshjeje finale.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime, me ndërmjetësimin e BE-së, proces që mbështetet edhe nga Uashingtoni.

Ky proces synon normalizimin e plotë, përmes një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme. Megjithatë, Kosova dhe Serbia kanë dallime për përfundimin e dialogut. Kosova kërkon që një marrëveshje eventuale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor

Kosova Times Kosova Times July 1, 2025
IGK për kërcënimin rus ndaj BH me “skenarin ukrainas”: Kemi kërkuar përjashtimin e tyre nga PIC
Tahiri për vërshimet: Qeveri vepro!
Osmani për vrasjen në Graçanicë: Një grua më pak, një vrasës më shumë!
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?