Saturday, September 5, 2026
HomeLajmeRama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën...

Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zjarreve që kanë përfshirë malet në jug të vendit, teksa ka thënë se Himara dhe Fieri kanë kaluar një natë të vështirë, ndërsa aktualisht situata është nën kontroll.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara.

“Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë”, ka shkruar Rama, duke shtuar se strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve.

Sipas tij, bashkitë do të vazhdojnë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Rama nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara gjatë natës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram