Monday, November 23, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me shi në të gjithë vendin dhe borë në...

Moti në Shqipëri me shi në të gjithë vendin dhe borë në lartësitë mbi 1000 m, rënie e temperaturave

ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje intensive shiu në veriperëndim, ndërsa në disa qarqe të tjera të vendit parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Sipas IGJEO-s, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan.

Në qarqet Durrës dhe Vlorë parashikohen reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Ndërsa në zonat veriore dhe lindore të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shfaqen në formën e dëborës.

Sa i përket temperaturave, parashikohet të luhaten nga 14 deri në 16 gradë Celsius në zonat bregdetare, 13 deri në 15 gradë Celsius në vendet e ulëta dhe 7 deri në 10 gradë Celsius në zonat malore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram