Saturday, September 5, 2026
HomeLajmeKosovëUGSh: Mbyllja e akseseve në rrjetet sociale për faqet EuronewsAlbania është alarm...

UGSh: Mbyllja e akseseve në rrjetet sociale për faqet EuronewsAlbania është alarm për lirinë e komunikimit

Media euronewsalbania ka denoncuar publikisht mos aksesimin e faqes së vet zyrtare në Instagram. Alarmi për këtë kufizim të një medie profesioniste në rrjetin e Inatagramit, është një akt antiligjor që shkakton cënim të së drejtës komunikuese dhe raportuese në hapësirën e rrjeteve sociale.

Ankesa dhe denoncime të tilla ka pasur gjatë ditëve të fundit edhe nga përdorues të shumtë dhe gazetarë të veçantë. Përballja e tyre me njoftimin ‘user not found’, është i vetmi njoftim zyrtar virtual, ndërkohë që është e domosdoshme të sqarohet publikisht se si qëndron e verteta dhe prej nga vjen ky protagonizëm bllokues.

UGSH kërkon nga enti publik AKEP të sqarojë përmes Meta, se si dhe ku qëndron problemi për këtë akses të ndërprerë arbitrarisht për media, gazetarë dhe qytetarë.

UGSH fton kolegë dhe media të tjera, të cilët përballen me këtë bllokim apo ndërprerje të mundësisë së përdorimit të aksesit në Instagram apo rrjete të tjera sociale, të denoncojnë rastet dhe të kërkojnë shpjegime.

Organet kundër krimit kibernetik në vend, sipas pikëpamjes së UGSH, këto raste duhet t’i marrin në konsideratë si ankesa dhe indicie për të nisur një hetim në bashkëpunim dhe me detyrimin raportues prej Meta-s.

Shtimi i rasteve të këtyre bllokimeve dhe sidomos prekja e aksesit për mediat profesioniste, në kanale të tilla si instagrami, nuk mund të konsiderohet kurrësesi një rastësi. Kompania Meta ka detyrimin e ndërhyrjes së menjëhershme për mundësimin e aksesit, por edhe për të sqaruar arsyet reale të këtyre bllokimeve në llogaritë shqiptare.

Autoritetet e vendit duhet të reagojnë urgjentisht, aq më tepër kur inszitucionet e linjës pretendojnë se investimet shtetërore dhe publike për lirinë e komunikimit, transmetimit dhe aksesimit edhe përmes rrjeteve sociale, janë ndër më të lartat në rajon.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram