By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Filharmonia e Kosovës nesër me Gala Koncert për Vitin e Ri 2026
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci vizituan Rektoratin e UP-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci vizituan Rektoratin e UP-së
Lajme

Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci vizituan Rektoratin e UP-së

Kosova Times
Last updated: 2023/02/03 at 1:30 AM
Kosova Times Published February 2, 2023
Share
SHARE

Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi Rektoratin e Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku u pritën dhe u takuan me Rektorin Qerim Qerimin dhe menaxhmetin e Universitetit.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci u njoftuan për punën dhe sfidat e këtij institucioni dhe i njoftuan menaxhmentin e tij për punën dhe veprimet e ndërmarra deri tani me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë. Theks iu dha Projektligjit për Arsimin e Lartë që tashmë është miratuar në Qeveri dhe avancimeve që ai parasheh në sigurimin e integritetit akademik.

Në takim u diskutua edhe për suksesin e shënuar sa i përket numrin të citimeve sipas platformës Cybermetrics Lab, procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe proceseve administrative dhe përfaqësimin e grave në fushat STEM.

Sipas matjeve të fundit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka regjistruar një total prej 56518 citimesh në “Google Scholar Citations” që shënon rritje prej 12288 citimesh nga publikimi i fundit i bërë në korrik të vitit të kaluar. Universiteti i Prishtinës vazhdon të prijë si universiteti me rangim më të lartë në rajonin shqipfolës.

Sa i përket digjitalizimit, Rektori Qerimi u shpreh se ai dhe menaxhmeti janë të orientuar kah digjitalizimi i proceseve administrative të Universitetit. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti theksoi se transformimi digjital i sjellë dobi ekonomisë dhe administratës dhe se digjitalizimi i proceseve administrative garanton llogaridhënie, cilësi në shërbime dhe transparencë.

Sipas menaxhmentit, viteve të fundit është shënuar rritje e përfaqësimit të grave në fushat STEM dhe se bursat e MASHTI-t për këto fusha kanë pasur efekt pozitiv në motivimin e studenteve. Përqindja e vajzave që studiojnë inxhinieri kompjuterike dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Prishtinës ka arritur mbi 60%.

Kryeministri Kurti e falënderoi për angazhimin, e uroi për pozitën e re dhe i dëshiroi punë të mbarë Rektorit Qerimi dhe menaxhmetit në përmbushjen e synimeve të​ përbashkëta për Universitetin e Prishtinës i cili vazhdon të ketë rëndësi të madhe në emancipimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, ndërkaq ministrja Nagavci ishte e shoqëruar nga këshilltarja e saj politike për Arsim të Lartë, Arrita Gola.

You Might Also Like

Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Kosova Times February 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçeviq pas votimit në Këshillin e Evropës: Serbia do të luftojë me argumente

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Kurti: Qeveria synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës
Bajrami sfidon Zyben: Ku janë Faktet? – Përfitimet dhe akuzat e korruptimit në fokus
Një grua amerikane qëlloi dhe vrau djalin e saj (8), vajzën (6), burrin e saj me tumor në tru dhe veten
Regragui kthehet pas suspendimit dhe e drejton Marokun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?