Tuesday, November 17, 2026
HomeLajmeKosovëUGSH shpall konkursin “VANGJUSH GAMBETA” 2026

UGSH shpall konkursin “VANGJUSH GAMBETA” 2026

20-vjetori i ndarjes së çmimeve vjetore të UGSH, organizatës më të madhe të gazetarëve profesionistë shqiptarë

Tiranë më 17. Nëntor 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpall konkursin e përvitshëm për çmimet “Vangjush Gambeta” 2026, për gazetarinë ekonomike si dhe organizimiin e veprimtarisë për ndarjen e çmimeve vjetore në Tiranë.

Konkursi “ Vangjush Gambeta” zhvillohet:

Për raportimin më të mirë ekonomik, të publikuar gjatë këtij viti.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.

Në këtë konkurs ftohen, si përherë, gazetarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit Shqiptar të Medias), brenda datës 20 Nëntor 2026 ose ne adresën zyrtare të imeilit:

Unionigazetareveugsh@gmail.com

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në 20 vjetorin e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët, do të zhvillojë një veprimtari jubilare me pjesëmarrje gazetarësh nga trojet, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Brukseli dhe organizata ndërkombëtare partnere.

Gazetarët e ekonomisë janë të mirëpritur për të marrë pjesë në konkursin vjetor të UGSH: “ Vangjush Gambeta”!

Zyra Informuese

Unioni i Gazetareve Shqiptare

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram