By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina shpreh keqardhje për shkeljen “e paqëllimshme” të hapësirës së ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kina shpreh keqardhje për shkeljen “e paqëllimshme” të hapësirës së ShBA-së
Ballina 2Rajon / Botë

Kina shpreh keqardhje për shkeljen “e paqëllimshme” të hapësirës së ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2023/02/03 at 7:57 PM
Kosova Times Published February 3, 2023
Share
SHARE

AFP

Kina ka shprehur keqardhje për shkeljen “e paqëllimshme” të hapësirës ajrore amerikane nga ajo që tha se ishte një balonë civile, e që Pentagoni e cilësoi si balonë spiunazhi.

Pentagoni tha më 3 shkurt se po gjurmonte një balonë që fluturoi mbi qiellin e shtetit të Montanës dhe vendosi që për shkaqe sigurie të mos e rrëzonte.

Më pas, Pekini e pranoi se balona i përkiste atij, por tha se ajo kishte dalë nga kursi për shkak të erërave.

“Balona është nga Kina. Ajo përdoret për kërkime, kryesisht për qëllime meteorologjike”, u tha në deklaratën e një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme kineze.

“Kinës i vjen keq për këtë shkelje të paqëllimshme të hapësirës ajrore të ShBA-së”, u tha në deklaratë.

Ndërkaq, njoftimi i Pentagonit për gjurmimin e balonës kineze erdhi vetëm disa ditë para një vizite të rrallë të planifikuar në Pekin nga kryediplomati i ShBA-së, Antony Blinken.

Pasi presidenti amerikan, Joe Biden, pyeti për opsionet ushtarake, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe zyrtarët e lartë ushtarakë menduan ta rrëzonin balonën, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i Mbrojtjes.

Por, në fund, ata vendosën të mos e bënin këtë, duke thënë se një veprim i tillë do të rrezikonte shumë njerëz në tokë, si dhe vlerësuan se balona nuk përbënte kërcënim për aviacionin civil, tha zyrtari.

“Është e qartë se qëllimi i balonës është vëzhgimi”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Zyrtari shtoi se balona kishte fluturuar në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, ku ka baza të ndjeshme ajrore dhe raketa bërthamore nëntokësore, por tha se Pentagoni nuk beson se ajo përbënte një kërcënim të rrezikshëm të inteligjencës.

Ai tha se “nuk kishte dyshim” se balona ishte kineze, pa dhënë më shumë detaje.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë para një vizite të planifikuar në Kinë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

http://199.192.21.43/2023/02/03/nje-balone-pergjimi-kineze-mbi-shba-biden-keshillohet-te-mos-urdheroje-rrezimin-ja-arsyeja/

Vizita e Blinkenit në Pekin, e cila pason takimin e nëntorit të kaluar mes presidentit amerikan, Biden, dhe presidentit kinez, Xi Jinping, në margjinat e samitit të G20-ës, do të jetë udhëtimi i parë në vendin aziatik nga një kryediplomat amerikan që nga viti 2018.

Përveç mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi tregtinë dhe pronën intelektuale, marrëdhëniet midis dy vendeve janë prishur, veçanërisht për shkak të Tajvanit, të cilin Kina është zotuar ta ribashkojë me kontinentin.

ShBA-ja i ka shitur armë Tajvanit për t’u mbrojtur, dhe Biden ka thënë se Uashingtoni do të ndihmonte në mbrojtjen e ishullit, nëse Kina do ta sulmonte.

Departamenti amerikan Shtetit nuk dha detaje nëse incidenti do ta anulojë udhëtimin e Blinkenit në Kinë.

Asnjë kërcënim ushtarak

Zyrtari i Mbrojtjes tha se balona hyri në hapësirën ajrore të ShBA-së “disa ditë më parë”, por se inteligjenca amerikane e kishte gjurmuar atë shumë ditë më parë.

Sekretari i Mbrojtjes, Austin, i cili ishte në Filipine, zhvilloi diskutime të mërkurën me zyrtarë të lartë të Pentagonit, pasi presidenti Biden pyeti për opsionet për t’u marrë me balonën.

Avionë luftarakë fluturuan për ta ekzaminuar atë, teksa kjo balonë ishte mbi Montana, dhe derisa këto diskutime po zhvilloheshin.

Por, vendimi i Pentagonit ishte “të mos ndërmerrte veprime” për shkak të rrezikut për sigurinë dhe mbrojtjen e njerëzve në tokë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, konfirmoi se balona ishte ende duke u gjurmuar mbi hapësirën ajrore të ShBA-së.

“Balona aktualisht po udhëton në një lartësi mbi trafikun ajror komercial. Nuk paraqet kërcënim ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë”, tha Ryder në një deklaratë.

Departamenti kanadez i Mbrojtjes tha të enjten se po punon me Shtetet e Bashkuara për të gjurmuar balonën.

“Kanadezët janë të sigurt dhe Kanadaja po ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore, duke përfshirë monitorimin e një incidenti të dytë të mundshëm”, tha departamenti, pa dhënë detaje të mëtejshme apo pa përmendur Kinën.

Pekini ka dërguar balona vëzhgimi mbi Shtetet e Bashkuara edhe në të kaluarën.

Megjithatë, kjo balonë ka qëndruar në hapësirën ajrore të SHBA shumë më gjatë, tha zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes.

Zyrtari i Mbrojtjes tha se kjo çështje ishte ngritur me zyrtarët e Pekinit.

“Ne e kemi bërë të qartë se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë në tokën tonë”, tha ai.

Tensionet mbi Tajvanin arritën në pikë kritike vitin e kaluar, kur Nancy Pelosi, në atë kohë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të ShBA-së, zgjodhi ta vizitonte ishullin.

Që kur republikanët fituan kontrollin e Dhomës në janar, janë ngritur pyetje nëse pasardhësi i saj do të bëjë një udhëtim të ngjashëm.

“Mospërfillja nga Kina për sovranitetin e ShBA-së është një veprim destabilizues që duhet trajtuar, dhe presidenti Biden nuk mund të heshtë”, shkroi në Twitter, të enjten në mbrëmje, kryetari aktual i Dhomës, Kevin McCarthy.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times February 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Parandalimi i sëmundjeve, mbi 90 për qind e popullatës e imunizuar

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Osmani për masakrën e Gollakut: Krimi nuk vjetrohet, drejtësia të vendoset
Qiproja dhe Malta anuluan “pasaportat e arta” të 45 rusëve
Asnjë i mbijetuar pas përplasjes së avionit me helikopterin në Uashington
Axhenda nderkombetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?