Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u diskutua për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta.
Në këtë takim theksuam rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për vendin tonë.
“Takime të tilla janë të rëndësishme për të përcjellë drejtpërdrejt zërin e veteranëve tanë te miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, njofton OVLUÇK.

