Tuesday, September 8, 2026
HomeLajmeKosovëMoti sot me diell

Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell gjatë ditëve të para të javës.

Sipas parashikimit, sot temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 32°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtime të ndryshme.

Moti i ngrohtë pritet të vazhdojë edhe të mërkurën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 33°C, ndërsa një ndryshim i motit parashihet të enjten, me vranësira, reshje shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh në disa zona.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram