Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Njoftimin e ka bërë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka sqaruar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për rastet kur plotësohen kushtet për zbatimin e vendimit.

