Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëPacolli: Gjobë dhe procedurë penale për keqpërdorimet në zonën e Radoniqit

Pacolli: Gjobë dhe procedurë penale për keqpërdorimet në zonën e Radoniqit

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar për masa ligjore ndaj pronarit të restorantit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit, pas mosrespektimit të aktvendimit të Inspektoratit për mbylljen e veprimtarisë.

Pacolli bëri me dije se pavarësisht urdhrit të Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, subjekti ka vazhduar operimin.

Për këtë arsye, sot, me asistencën e Policisë së Kosovës, është zhvilluar një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”.

“Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës, është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka theksuar se vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe se pasuritë publike dhe ujërat e Kosovës nuk mund të dëmtohen për interesa private.

“Shteti dhe vendimet e institucioneve nuk mund të sfidohen nga askush! Ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private, prandaj sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis”, ka deklaruar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram