By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rekrutët bjellorusë “nuk do të luftojnë në Ukrainë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rekrutët bjellorusë “nuk do të luftojnë në Ukrainë”
Ballina 2Rajon / Botë

Rekrutët bjellorusë “nuk do të luftojnë në Ukrainë”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/05 at 5:08 PM
Kosova Times Published February 5, 2023
Share
SHARE

Forcat e armatosura të Bjellorusisë mund të përballen me dezertim të madh të rekrutëve, nëse lideri i shtetit, Alyaksandr Lukashenka, urdhëron ndërhyrje në Ukrainë, ka thënë Alyaksandr Azarov, ish-zyrtar i lartë për zbatim të ligjit.

Parashikimi i Azarovit, i cili përfaqëson një asociacion të ish-zyrtarëve të sigurisë në Bjellorusi, u bë pas dyshimeve nëse Lukashenka mund të vendosë për dërgimin e trupave ushtarake bjelloruse në luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë në muajin 12-të.

Pak para nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake në Bjellorusi.

Pas përfundimit të stërvitjeve, një pjesë e konsiderueshme e 30.000 trupave ushtarake ruse të stacionuara atje, kanë nisur pushtimin e Ukrainës, duke tentuar pa sukses që të kontrollojnë kryeqytetin ukrainas apo ta rrëzojnë Qeverinë atje.

Por, ndonëse Qeveria e Lukashenkas e ka lejuar ushtrinë ruse që të shfrytëzojë territorin ukrainas, vetë Lukashenka i ka rezistuar presionit të Moskës për t’u përfshirë në luftë.

Në muajin nëntor, në pamjet satelitore të siguruara nga Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë, janë parë mijëra trupa ruse që janë rikthyer në Bjellorusi, duke rritur dilemat për një tjetër ofensivë në Ukrainë.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia dhe Bjellorusia kanë zgjeruar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, duke përfshirë në to edhe forcat ajrore.

Lukashenka është parë, po ashtu, më herët gjatë këtij muaji duke vizituar një bazë ushtarake ku kanë qenë të stacionuara trupat ruse.

Lideri bjellorus është thënë të ketë diskutuar me ushtarët stërvitjet që janë kryer aty.

Në një intervistë për Current Time, rrjetin televiziv që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, Azarov, i cili ka shërbyer si nënkolonel në njësitin e Ministrisë së Brendshme për krim të organizuar (GUBOPIK), ka thënë se qëllimet e Lukashenkas janë vështirë të kuptueshme.

“Sot thotë diçka, nëser diçka tjetër. Ai thotë atë që i konvenon”, ka thënë Azarov, organizata e të cilit BYPOL, është themeluar më 2020, kur kanë shpërthyer protestat masive si shenjë kundërshtimi ndaj rezultatit zgjedhor që e ka nxjerrë fitues Lukashenkan.

BYPOL është shkurtesë për Unionin e Forcave të Sigurisë së Bjellorusisë.

“Secili, përfshirë Lukashenkan, e kupton që Ukraina nuk do ta sulmojë territorin e Bjellorusisë. Më duket që kjo atmosferë e ka cak audiencën bjelloruse dhe atë ruse”, ka thënë Azarov.

“Në përgjithësi, ushtria bjelloruse e mbështet pjesërisht Rusinë, mirëpo shumica e ushtarëve, natyrisht që jo”, ka thënë ai.

“Megjithatë, askush nuk dëshiron të luftojë. Ata shpresojnë që të mos shkojë situata deri atje. Ushtria bjelloruse ka qenë e përfshirë në secilin veprim ushtarak prej pavarësisë” nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Ai ka thënë se nëse komandantët bjellorusë shpallin mobilizim, pjesa më e mirë e rekrutëve do të tentojnë t’iu shmangen luftimeve.

“Ne kemi biseduar me zyrtarët dhe ata thonë se nëse nisin armiqësitë, atëherë 90 për qind e rekrutëve do të mendojnë si të dezertojnë”, ka thënë Azarov.

“Ata nuk do të marrin pjesë në armiqësi. Të paktën do të tentojnë të mos marrin pjesë”.

Azarov ka thënë se, megjithatë, baza për një pushtim të mundshëm të Ukrainës mund të jetë duke u formuar.

Ai ka thënë se stërvitjet e përbashkëta që janë duke u kryer, janë të natyrës së ofensivës dhe jo të mbrojtjes.

“Nëse keni parasysh gjithçka që po ndodh në Bjellorusi, gjithçka duket sikurse përgatitje për luftë. Tani janë duke kryer stërvitje forcat ajrore. Edhe ky hap është përgatitje për luftë”, ka thënë ai.

“Për më shumë, aviacioni rus është duke kryer manovra për ofensivë, ndërsa aeroplanët bjellorusë janë duke luajtur rolin e eskortës dhe mbrojtjes së aviacionit rus”.

Lideri i opozitës bjelloruse, Pavel Latushka, ka paralajmëruar po ashtu këtë muaj se autoritetet bjelloruse mund të nisin shpejt një mobilizim ushtarak.

Ai ka thënë se punëtorët e sigurisë së brendshme dhe agjencitë për zbatim të ligjit, mund të jenë detyruar që t’i dorëzojnë pasaportat e tyre, dhe kështu u është pamundësuar largimi nga shteti.

Insituti për Studime të Luftës, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se forcat ruse shihen qartazi se janë duke përdorur infrastrukturën ushtarake bjelloruse, përfshirë bazat, zinxhirin e furnizimit, linjat hekurudhore, ndonëse nuk ka indikacione se forcat ruse janë duke nisur të pozicionohen në Bjellorusi për ofensivë.

Gjatë një udhëtimi në qytetin perëndimor ukrainas, Lviv, më 11 janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që forcat shtetërore të “jenë gati” në kufi me Bjellorusinë.

“Përveç deklaratave të fuqishme, ne nuk shohim asgjë të fuqishme aty”, ka thënë Zelensky.

“Megjithatë, ne duhet të jemi të gatshëm, si në kufij, ashtu edhe në rajone”.

You Might Also Like

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Kosova Times February 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kurti: Akil e Nora, vëlla e motër, përgjithmonë jeni kampionët tanë olimpik

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Në Moskë, një burrë hodhi gruan dhe fëmijën e tij nga dritarja e katit të 16-të në kompleksin rezidencial Lefortovo Park
Nëna e dy fëmijëve në SHBA akuzohet për 80 krime seksuale ndaj të miturve
Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet shkuarja ne Kosove
Borrell i vë kushte Kurtit për rundin e ri të dialogut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?