Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovë“28 orë përgjime”. Prokuroria kërkon 6 vite burg per Thaçin, 9 muaj...

“28 orë përgjime”. Prokuroria kërkon 6 vite burg per Thaçin, 9 muaj per Kucin dhe 3 vjet per te tjeret

Pasi janë paraqitur të gjitha faktet Prokurioria në Hagë ka kërkuar gjatë vite burg për Hashim Thaçi,9 muaj për Hajredin Kuçin dhe tre vjet për të tjerët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që ish-presidenti i Kosovës të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim në rastin për pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë dënimi që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet.

Janë krime për një arsye të qartë; Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor përpara kësaj gjykate që ekziston këtu në Hagë pikërisht për shkak të kaluarës së gjerë të frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë paraqet një kërcënim  për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë ”, ka thënë Prokuroria. 

Kujtojmë se përmes aktakuzës  thuhet se mes periudhës kohore 12 prill 2023 dhe 2 nëntor 2023, Thaçi ka zbuluar informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjet ndaj tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram