Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeBotëSiçilia goditet nga një seri tërmetesh, nuk raportohen dëme të mëdha

Siçilia goditet nga një seri tërmetesh, nuk raportohen dëme të mëdha

Disa tërmete kanë goditur zonën përreth malit Etna në ishullin italian të Siçilisë, ku më i forti ka qenë 4.5 ballë sipas shkallës Rihter, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë, por nuk u raportuan dëme të mëdha.

Sipas raportimeve fillestare, nuk pati dëme të mëdha, por disa shkolla u mbyllën si masë paraprake.

Etna është vullkani më i madh aktiv në Evropë, me një lartësi mbi 3,300 metra.Tërmeti më i fortë ndodhi pak pas orës shtatë të mëngjesit dhe u ndje edhe në qytetin e Katanias në rrëzë të vullkanit, ku jetojnë 300,000 njerëz.Kryebashkiaku Enrico Trantino urdhëroi mbylljen e përkohshme të shkollave. Mësimet u anuluan edhe në vende të tjera. Megjithatë, aeroporti i qytetit mbeti i hapur.

Tërmetet janë të zakonshme në Siçili, dhe Etna shpërthen rregullisht dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Shpërthimet zakonisht janë spektakolare dhe tërheqin shumë vëzhgues.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram