Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Still Running” të Xhevdet Xhafës, e cila u hap në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e artistit Xhevdet Xhafa, duke e përshkruar atë si një personalitet të veçantë të artit dhe kulturës shqiptare në Kosovë.
Kurti e ka lidhur figurën e Xhafës me një kombinim të pazakontë mes stoicizmit, qëndrueshmërisë dhe krijimtarisë artistike.
“Paramendojeni Epikurin Stoik… Nuk ka nevojë, e keni parë: Xhevdet Xhafa. Të gjithë duhet t’i jenë dukur të ndalur. Bjeshkëve të Rugovës teposhtë mundesh vetëm të vraposh. Në Pejë mund të rikthehesh por nuk mund të ndalosh. Piktura porsi mermer, të cilave nuk mund t’ju kalosh pranë se të gozhdojnë. Brishtësinë që ua pandeh atyre nga larg, teksa u afrohesh e gjen veçse te vetja e mbërthyer. Ajo që mbetet poshtë në tokë, të përball si përmendore”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas Kurtit, veçantia e Xhafës nuk qëndron vetëm te teknika apo forma artistike, por edhe te aftësia e tij për ta shndërruar imagjinatën në një krijimtari që ka kapërcyer dekada.
Ai ka theksuar se imagjinata Xhafës i ka vrapuar edhe më fort se trupi, duke krijuar vepra artistike përgjatë shtatë dekadave, që janë sedimentuar në identitetin kulturor e shijen esteteike që kemi, e që do t’ju flasin shumë edhe brezave që vijnë pas nesh.
“Institucionet zyrtare të artit dhe të kulturës e kanë mbajtur disi larg, mbase duke besuar që u duhej të mbroheshin prej tij. Galerinë Kombëtare të Kosovës e mori mbrëmë, sikurse edhe zemrat e shqisat tona. Ekspozitën e këtij artisti kyç, bashkëkohor për nga vepra, antik për nga karakteri, do të mund ta vizitoni deri me 20 nëntor. Paramendojeni një luftëtar gueril që bëhet president në moshën 93 vjeçare. Nuk ka nevojë, e keni parë: Xhevdet Xhafa”, ka thënë Kurti.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Still Running” të Xhevdet Xhafës, e cila u hap në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e artistit Xhevdet Xhafa, duke e përshkruar atë si një personalitet të veçantë të artit dhe kulturës shqiptare në Kosovë. Kurti e ka lidhur figurën e Xhafës me një kombinim të pazakontë mes stoicizmit, qëndrueshmërisë dhe krijimtarisë artistike. “Paramendojeni Epikurin Stoik… Nuk ka nevojë, e keni parë: Xhevdet Xhafa. Të gjithë duhet t’i jenë dukur të ndalur. Bjeshkëve të Rugovës teposhtë mundesh vetëm të vraposh. Në Pejë mund të rikthehesh por nuk mund të ndalosh. Piktura porsi mermer, të cilave nuk mund t’ju kalosh pranë se të gozhdojnë. Brishtësinë që ua pandeh atyre nga larg, teksa u afrohesh e gjen veçse te vetja e mbërthyer. Ajo që mbetet poshtë në tokë, të përball si përmendore”, ka shkruar Kurti në Facebook. Sipas Kurtit, veçantia e Xhafës nuk qëndron vetëm te teknika apo forma artistike, por edhe te aftësia e tij për ta shndërruar imagjinatën në një krijimtari që ka kapërcyer dekada. Ai ka theksuar se imagjinata Xhafës i ka vrapuar edhe më fort se trupi, duke krijuar vepra artistike përgjatë shtatë dekadave, që janë sedimentuar në identitetin kulturor e shijen esteteike që kemi, e që do t’ju flasin shumë edhe brezave që vijnë pas nesh. “Institucionet zyrtare të artit dhe të kulturës e kanë mbajtur disi larg, mbase duke besuar që u duhej të mbroheshin prej tij. Galerinë Kombëtare të Kosovës e mori mbrëmë, sikurse edhe zemrat e shqisat tona. Ekspozitën e këtij artisti kyç, bashkëkohor për nga vepra, antik për nga karakteri, do të mund ta vizitoni deri me 20 nëntor. Paramendojeni një luftëtar gueril që bëhet president në moshën 93 vjeçare. Nuk ka nevojë, e keni parë: Xhevdet Xhafa”, ka thënë Kurti.
