Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovëOVL UÇK: Kërkesat e ZPS-së nuk fshehin dështimet e Prokurorisë

OVL UÇK: Kërkesat e ZPS-së nuk fshehin dështimet e Prokurorisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj kërkesave të fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin për pengim të drejtësisë.

OVL UÇK i ka cilësuar kërkesat si të rënda dhe ka shprehur shqetësimin për, siç thotë, qasje të njëanshme të ZPS-së ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas organizatës, vendimi duhet të bazohet në ligj dhe standardet e drejtësisë, e jo në atë që e quan “narrativë të Prokurorisë”.

OVL UÇK ka thënë se pret drejtësi nga gjykatësit, duke theksuar se lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve që ajo i konsideron të njëanshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram