Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka zhvilluar një takim me Peter Due, shef i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Përmes një postimi në X, Terras tha se pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka zgjedhur udhëheqjen e tij.
“Sfida tjetër e madhe është zgjedhja e presidentit”, ka shkruar Terras.
Ai theksoi se stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën evropiane të vendit.

