Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovëHapet konkursi për studentë në konvikte dhe mensë në Qendrën e Studentëve

Hapet konkursi për studentë në konvikte dhe mensë në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për banim në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2026/2027.

Konkursi është i hapur nga 14 deri më 18 shtator 2026, ndërsa studentët mund të aplikojnë online përmes kanaleve zyrtare të Qendrës së Studentëve.

Për vitin e ri akademik, Qendra e Studentëve planifikon të pranojë rreth 4 mijë studentë, të cilëve u ofron strehim, ushqim dhe hapësira për studim.

Përzgjedhja e studentëve që do të përfitojnë nga shërbimet e konvikteve dhe mensës do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

Çmimi për studentët do të jetë 35 euro në muaj, prej të cilave 20 euro për banim dhe 15 euro për ushqim. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram