Sunday, November 8, 2026
HomeSportKosova mundet nga Hungaria

Kosova mundet nga Hungaria

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Hungaria me rezultat 20-34, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në palestrën “Bill Clinton”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028.

Dardanët e nisën mirë përballjen ndaj një prej përfaqësueseve më të forta të hendbollit evropian, duke u përpjekur të rivalizonin kundërshtarin në minutat e para.

Megjithatë, pas 15 minutash lojë, hungarezët morën kontrollin e ndeshjes, duke krijuar epërsi si në lojë, ashtu edhe në rezultat.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi prej pesë golash për mysafirët, 12-17.

Në fraksionin e dytë, Hungaria dëshmoi edhe një herë përvojën dhe cilësinë e saj, duke thelluar avantazhin dhe duke mos i dhënë Kosovës mundësi për rikthim në rezultat.

Në fund, Hungaria triumfoi me rezultat 34-20, duke i shkaktuar Kosovës humbjen e dytë në këto kualifikime për EURO 2028.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Kosova ishte mposhtur nga Ishujt Faroe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram