Friday, September 11, 2026
HomepafilterSveçla për 11 shtatorin: Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së

Sveçla për 11 shtatorin: Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Sveçla tha se atë ditë nuk u goditën vetëm Shtetet e Bashkuara, por mbarë bota demokratike.

“Sulmet terroriste, që morën jetën e 2,977 njerëzve të pafajshëm, synuan të godasin jo vetëm një shtet, por lirinë, demokracinë dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar rendi demokratik”, tha Sveçla.

Ai përmendi edhe mijëra reaguesit e parë, zjarrfikësit, policët, pjesëtarët e shërbimeve të emergjencës dhe profesionistët e tjerë që u përballën me rrezikun duke vënë jetën e tyre në shërbim të të tjerëve.

“Sakrifica dhe guximi i tyre mbeten një nga dëshmitë më të fuqishme të solidaritetit njerëzor dhe të detyrës për të mbrojtur jetën përballë terrorit”, tha ai.

Sveçla tha se Amerika u ringrit me forcë dhe vendosmëri, duke dëshmuar se terrori nuk mund ta mposhtë një shoqëri të lirë.

“Sot, Shtetet e Bashkuara mbeten një nga shembujt më të fuqishëm të qëndrueshmërisë së botës demokratike dhe të mbrojtjes së vlerave të lirisë, paqes dhe sigurisë”, tha Sveçla.

Në fund, ai tha se në këtë ditë përkujtimi nderohet kujtimi i viktimave të 11 shtatorit dhe riafirmohet angazhimi për të mbrojtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë.

“Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj në përballjen me terrorizmin dhe në mbrojtje të botës së lirë”, tha Sveçla. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram