Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovëMAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se MAPL u ka kërkuar tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete.

“Në cilësinë e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, u kam drejtuar kërkesë zyrtare kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në përmbushjen e obligimeve ligjore për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet e pushtetit lokal. Konkretisht, kërkesa përfshin, emërimin e nënkryetarëve për komunitete dhe emërimin e zëvendëskryesuesve të Kuvendeve Komunale për komunitete”, ka shkruar ai në Facebook”.

Sipas tij, këto nuk janë çështje të vullnetit institucional, por obligime të përcaktuara me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

“Është e rëndësishme të theksohet se ka komuna si Gjakova, Lipjani, Ferizaj dhe të tjera, të cilat edhe pse nuk kanë pasur obligim të drejtpërdrejtë ligjor për një përfaqësim të tillë, e kanë përmbushur atë përmes vullnetit politik dhe institucional, duke dëshmuar përkushtim për gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të komuniteteve. Në anën tjetër, është e papranueshme që komunat të cilat e kanë obligim ligjor të mos i kenë përmbushur këto detyrime. Si MAPL, do të vazhdojmë të kërkojmë nga të gjitha komunat respektimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit për vetëqeverisjen lokale, duke garantuar përfaqësim, gjithëpërfshirje dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet”, tha Krasniqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram