Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë të premten rreth 150 hektarë sipërfaqe malore dhe kullosa në fshatin Hereq.
Zjarrfikësit e Gjakovës kanë bërë të ditur se ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit kanë intervenuar gjatë gjithë ditës për shuarjen e zjarrit.
Gjatë intervenimit, një nga zjarrfikësit ka pësuar lëndim dhe është trajtuar nga ekipi i ambulancës. Sipas njoftimit, gjendja e tij është stabile.
Zjarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar se zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme.
Në intervenim kanë ndihmuar edhe Zjarrfikësit e Deçanit.

