Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu në të gjithë vendin

Moti në Shqipëri me reshje shiu në të gjithë vendin

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh afatshkurtra e të herëpashershme dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës kryesisht në orët e pasdites parashikohen shtrëngata afatshkurta me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonën lindore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet hera-herës deri 11 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram