Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëDelegacioni i ASHAK-ut pritet nga presidenti Bajram Begaj në Tiranë

Delegacioni i ASHAK-ut pritet nga presidenti Bajram Begaj në Tiranë

Delegacioni i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë, është pritur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Delegacioni i ASHAK-ut përbëhej nga kryetarja akademike Justina Shiroka Pula, sekretari shkencor akademik Bardh Rugova dhe sekretari i Seksionit të Shkencave Shoqërore akademik Frashër Demaj. Ata shoqëroheshin nga kryetari i Akademia e Shkencave e Shqipërisë akademik Skender Gjinushi, zëvendëskryetari akademik Vasil Tole dhe kryetari i Komisionit të Shkencave të Ekonomisë dhe Juridike akademik Anastas Angjeli.

Presidenti Begaj përgëzoi drejtuesit e dy akademive për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte që synojnë promovimin e elementeve identitare kombëtare dhe adresimin e çështjeve bashkëkohore shoqërore. Në mënyrë të veçantë, ai shprehu vlerësim për projektin madhor të përbashkët të dy akademive dhe instituteve albanologjike, “Enciklopedinë e Shqiptarëve”.

Kreu i shtetit theksoi se akademikët kanë rol thelbësor në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe atij gjuhësor shqiptar. Ai vlerësoi gjithashtu temat e konferencave të fundit të organizuara nga dy akademitë, veçanërisht ato që lidhen me demografinë, duke i konsideruar çështje me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Në përmbyllje, presidenti i Republikës garantoi mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare për çdo projekt që synon promovimin e historisë kombëtare mbi bazën e fakteve dhe të vërtetave shkencore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram