Wednesday, August 26, 2026
HomeGjeopolitikOpinion“Kur historia e Ballkanit shkruhet nga larg: pse autori rus nuk i...

“Kur historia e Ballkanit shkruhet nga larg: pse autori rus nuk i sheh shqiptarët?”

Lufta propagandistike ruse në rajon mbetet e hapur dhe dukshme në fushën e kulturës. Shqiptarët nuk zënë vend asnjëherë, anashkalohen në fokusin e autorëve rus sikurse është një publikim në një media ruse rreth valles greke Sirtaki me autor  Igor Perminov. Autori fol për origjinën e kësaj valle popullore greke  e cila është një përzierje e dy valleve popullore  të lashta: sirtos (συρτός) ballkanik rrjedhës dhe tradicional, dhe pidikhtos (πηδηχτός) shpërthyes, energjik dhe jo më pak i lashtë. Ai thotë se Sirtosi është një valle me rrënjë të thella në kulturën ballkanike, e lidhur drejtpërdrejt me “kollon” serbe dhe “horon” bullgare., por edhe me “khorovod”-in rus. Për ironi ai pohon se Sirtosi është mijëra vjeç, teksa nuk tregon se cfarë lidhje kjo mund të ketë me historin e valles serbe, bullgare apo ruse! Në vijim ai shkruan edhe për Pidikhtos  ku këto dy valle krijojnë magjinë e sirtakit!. Autori harron se vallet greke dhe lidhja shqiptare,  historia nuk mund ta anashkalojë” . Tradita e vallëzimit grek ka pasur historikisht një ndërveprim shumë më të drejtpërdrejtë me traditat shqiptare sesa me ato serbe. E para është afërsia gjeografike dhe historike greko-shqiptare, sidomos në Epir, Çamëri, Maqedoninë e Jugut, ishujt jonianë dhe zonat e tjera ku komunitetet shqiptare dhe greke kanë bashkëjetuar për periudha të gjata. Kjo ka krijuar shkëmbime në muzikë, ritme, instrumente dhe koreografi.

“Syrtos dhe Pidikhtos përbëjnë dy kategoritë kryesore dhe më të vjetra të vallëzimit popullor grek e ballkanik.”. Ato përfaqësojnë dy stile plotësisht të ndryshme lëvizjeje dhe ritmi.   Vallja Sirtos gjendet në mbishkrimin e njohur si Epigrafia e Epidaurit (rreth vitit 4 para Krishtit), ku përmendet një kërkim ceremonial i quajtur “Syrtos”. Gjithashtu, imazhe të valltarëve të lidhur dorë për dore në një rreth vallëzimi të ngjashëm me Sirtos gjenden në amfora dhe vazo të Greqisë së Vjetër e periudhës Minoike.   Kuptimi i emrit  te valles Pidikhtos (Πηδηχτός) vjen nga fjala (pido), që do të thotë “kërcej” ose “harlisem”.  Origjina e saj lidhet me vallet e lashta ushtarake ose pironike (Pyrrhichios) të përdorura nga luftëtarët e lashtë për stërvitje fizike, ruajtjen e ekuilibrit dhe shfaqjen e burrërisë e forcës. Por autori harron se origjina e saj gjeografike është në rajonet malore (p.sh., në Epir apo Kretë). Relievi i ashpër malor u dha këtyre krahinave një stil më dinamik: me kërcime të larta, hapa të shpejtë, rrotullime dhe goditje të shputave. Disa nga variantet më të njohura të këtij stili janë vallet kretane si Pentozali apo Maleviziotikos.  Shpesh këto dy stile kombinohen brenda të njëjtit interpretim muzikor, ku vallja nis ngadalë me hapat e rrëshqitshëm të Sirtos dhe gradualisht përshpejtohet duke u kthyer në kërcimet e dinamike të Pidikhtos. Kjo shkrirje shërbeu si bazë për krijimin e koreografisë me famë botërore Sirtaki (krijuar për filmin Zorba the Greek në vitin 1964).  Nëse kërkojmë ndikimet dhe afërsitë historike të traditës së vallëzimit grek, lidhja me traditat shqiptare është veçanërisht e rëndësishme dhe në disa zona shumë më e drejtpërdrejtë sesa lidhja me traditat serbe apo bullgare. Kjo është veçanërisht e dukshme në Epir dhe Çamëri, ku për shekuj kanë bashkëjetuar dhe ndërvepruar komunitete shqiptare dhe greke.” Ka hume shembuj. Çamiko/Tsamiko – vetë emri lidhet me Çamërinë dhe çamët. Osman Taka – një valle e lidhur me figurën shqiptare/çamë Osman Taka, e cila është përfshirë edhe në repertorin epirot grek.  Pra repertori i tyre nuk mund të ndahet thjesht në “grek” dhe “shqiptar”, sepse kemi pasur një hapësirë të përbashkët kulturore. Andaj është e çuditshme që autori rus kërkon ngjashmëritë e valleve greke me vallet ballkanike, zgjedh kryesisht serbët dhe bullgarët, ndërkohë që lë në plan të dytë traditën shqiptare të Epirit dhe Çamërisë, e cila gjeografikisht, historikisht dhe koreografikisht ka qenë në kontakt shumë më të drejtpërdrejtë me Greqinë?. Kur autori flet për Epirin, nuk mund të trajtojë rajonin sikur të ketë qenë historikisht një hapësirë thjesht homogjene greke. Epiri ka qenë një zonë kufitare dhe ndërveprimi ku kanë jetuar dhe jetojnë komunitete shqiptare dhe greqishtfolëse.  “Në traditën e vallëzimit grek, Syrtos dhe Pidikhtos përdoren si dy kategori të rëndësishme klasifikuese.” Argumenti më i fortë është tjetër. Tradita shqiptare, sidomos ajo e jugut, Epirit dhe Çamërisë, duhet të jetë pjesë e historisë së këtyre formave ballkanike dhe nuk mund të anashkalohet duke i paraqitur ato si zhvillime ekskluzivisht greke.Ka edhe një fakt interesant: literatura për vallëzimin shqiptar thekson se dallimet midis traditave gegë e toske janë të mëdha, ndërsa ndikimet ndërkufitare kanë funksionuar në të dyja drejtimet. Po ajo literaturë merr Tsamiko-n si shembull të një valleje që lidhet qartë me çamët shqiptarë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur diskutojmë Ballkanin, sepse shumë valle janë bërë më vonë pjesë e repertoreve kombëtare të shteteve moderne.Madje literatura akademike për historinë e valleve greke tregon se në shekullin XIX dhe fillim të shekullit XX disa valle rurale u rikontekstualizuan si simbole pan-greke, duke kaluar nga identitete lokale në simbole të identitetit kombëtar grek. Teksa autori rus po përpiqet të krijojë një krahasim greke /serbe-bullgare”, ndërkohë që lë jashtë traditën shqiptare, atëherë duhet ia kujtuar se hapësira shqiptare e jugut, Epiri dhe veçanërisht Çamëria janë pjesë e pazëvendësueshme e këtij mozaiku kulturor. Kur autori flet për Epirin si një nga hapësirat e Pidikhtos-it, ai duhet të përfshijë edhe historinë e popullsive shqiptare të Epirit. Sepse kemi dëshmi shumë konkrete të ndërthurjes së traditave. Një shembull jashtëzakonisht i fortë është vallja e Osman Takës. Ajo kërcehet në Shqipëri si pjesë e repertorit çam dhe në Epir në Greqi; në traditën greke njihet edhe si Osmantakas/Samantakas. Burimet e lidhin atë drejtpërdrejt me repertorin çam shqiptar dhe me figurën e Osman Takës.  Dhe pikërisht këtu autori rus gabon metodologjikisht: ai po merr një klasifikim të sotëm kombëtar dhe po e projekton shumë prapa në histori, duke mos i dhënë peshën e duhur ndërveprimit shqiptar-grek por serb e bullgar./Kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram