Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëBien temperaturat këtë fundjavë

Bien temperaturat këtë fundjavë

Kosova gjatë fundjavës do të ketë kushte të ndryshueshme atmosferike. E shtuna pritet të jetë pjesërisht e vranët, me intervale të shkurtra me diell dhe mundësi për reshje lokale, ndërsa e diela do të sjellë përmirësim të motit dhe më shumë intervale me diell.

Sipas IHMK-së, sot do të jetë pjesërisht e vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në disa pjesë të Kosovës, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, priten riga shiu me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.

Ndërkaq, e diela pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 24°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Kushtet biometeorologjike

IHMK-ja ka vlerësuar se ndryshimi i kushteve atmosferike të shtunën dhe mundësia për reshje lokale mund të ndikojnë në rritjen e ndjeshmërisë te personat meteoropatë.
Të dielën, me përmirësimin e motit dhe rritjen e intervaleve me diell, kushtet biometeorologjike pritet të jenë më të favorshme për shumicën e njerëzve.

Temperaturat e buta gjatë ditës dhe freskimi gjatë natës do të krijojnë kushte përgjithësisht të përshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura.

Kushtet agrometeorologjike
Reshjet e mundshme të së shtunës mund të ndihmojnë në furnizimin e tokës me lagështi, veçanërisht në zonat ku ka mungesë të saj. Megjithatë, për shkak të karakterit lokal të reshjeve, shpërndarja e sasisë së ujit mund të jetë jo e njëtrajtshme.

Të dielën, kushtet më të qëndrueshme atmosferike dhe temperaturat e përshtatshme pritet të favorizojnë zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore, si dhe kryerjen e punëve në terren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram