Laura Fazliu është vetëm një fitore larg medaljes në Grand Slam-in e Hungarisë 2026, pasi ka siguruar pjesëmarrjen në luftën për medaljen e bronztë.
Xhudistja kosovare e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, Fazliu u përball me hungarezen Anna Kriza, të cilën e mposhti bindshëm me Ippon, duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Në çerekfinale, Laura u përball me austriaken Lubjana Piovesana, ndaj së cilës triumfoi me dy Yuko, duke avancuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Fazliu u përball me japonezen Megu Dannu, e cila arriti të triumfojë me Ippon. Megjithatë, humbja nuk e ndali kosovaren, e cila tani do të luftojë për medaljen e bronztë.
Në përballjen për medalje, Laura Fazliu do të ndeshet me Kerem Primo nga Izraeli, në një duel ku synon ta përmbyllë paraqitjen në Hungari me medalje.

