Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëQeveria falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit e `Marshit për Liri`

Qeveria falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit e `Marshit për Liri`

Qeveria e Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët që morën pjesë në “Marshin për Liri” të mbajtur në Prishtinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon organizatorët e ‘Marshit për Liri’ në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi”, thuhet në një reagim të Qeverisë për medie.

Në reagim thuhet se pjesëmarrësit kërkuan lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të.

“Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”, thuhet tutje në reagim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram