Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëAksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës

Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës

Një person ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në fshatin Jasiq të Junikut, ku ishte e përfshirë një katërçikletë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai  ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 13:40.

“Me datën 12.09.2026, rreth orës 13:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik. Në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë. Si pasojë e aksidentit, vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram