Një person është lënduar derisa po punonte në një firmë në Shtime, ndërsa përgjegjësi i firmës është shoqëruar në stacionin policor lidhur me rastin, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje, më 12 shtator, rreth orës 09:00.
“ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS / Shtime 12.09.2026-09:00. Raportohet se viktima m/k është lënduar deri sa ishte duke punuar në një firmë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor përgjegjësi i firmës, i dyshuari m/k. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

