E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj.
Pas takimeve që Anu Prattipati zhvilloi ditëve të kaluara sot ajo u takua me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ambasada njofton se në takim u diskutuan përpjekjet për një sistem shëndetësor modern dhe të qëndrueshëm në Kosovë, po ashtu edhe zgjerimi i bashkëpunimit që nxit inovacionin, investimet dhe qasjen në produkte cilësore.

