Tuesday, September 15, 2026
HomeLajmeKosovëNATO rreth trazirave të mundshme pas verdiktit në Hagë

NATO rreth trazirave të mundshme pas verdiktit në Hagë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se angazhimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve që lidhen me aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Rutte theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të dalin këtë javë.

“Dhe tashmë, për më shumë se dy dekada, kemi një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit. Kjo vlen edhe sot. Kjo vlen pavarësisht se çfarë lajmesh mund të dalin këtë javë apo në periudhën që vjen, por edhe sa i përket angazhimit tonë afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Kosovë.”, tha Rutte

Njeriu i parë i NATO-s nënvizoi se Aleanca do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë, duke vlerësuar vazhdimisht se cila është mënyra më e mirë për organizimin dhe konfigurimin e KFOR-it dhe se si ai mund të përshtatet më së miri me situatën në terren.

Rutte theksoi gjithashtu se zhvillimet në Kosovë kanë ndikim edhe në të gjithë rajonin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram