Monday, September 14, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia e Kosovës merr masa sigurie për zhvillimet e 16 shtatorit

Policia e Kosovës merr masa sigurie për zhvillimet e 16 shtatorit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të sigurisë lidhur me zhvillimet e parapara për 16 shtator, kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në kuadër të planifikimit, sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takim informues dhe koordinues, ku është prezantuar plani dhe angazhimet policore për zhvillimet e mundshme.

Në takim kanë marrë pjesë drejtues të departamenteve dhe drejtorive rajonale të Policisë së Kosovës, ndërsa janë zhvilluar koordinime edhe me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in, Ambasadën Amerikane, Zyrën e BE-së dhe OSBE-në.

Policia ka bërë të ditur se do të angazhojë njësi policore për të garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë publike, si dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Varësisht nga zhvillimet dhe pjesëmarrja e qytetarëve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët e prekura. Për këtë arsye, Policia ka paraparë edhe angazhimin e njësive të trafikut për riorientimin e qarkullimit në rrugë alternative, në rast nevoje.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të kontribuojnë që aktivitetet e 16 shtatorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të sigurt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram