Tuesday, September 15, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një person në Skenderaj, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person në Skenderaj, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi gjatë verifikimit nga Policia e Kosovës është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv ndërkombëtar.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 17:46, në rrugën “Presheva” në Skenderaj.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, rezultoi se kërkohej përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin policor.

Rasti është proceduar më tej nga autoritetet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram