Një person është arrestuar në Skenderaj pasi gjatë verifikimit nga Policia e Kosovës është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv ndërkombëtar.
Rasti ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 17:46, në rrugën “Presheva” në Skenderaj.
Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, rezultoi se kërkohej përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin policor.
Rasti është proceduar më tej nga autoritetet kompetente.

