Tuesday, September 15, 2026
HomeLajmeKosovëBashkësia Islame vendos që xhamitë të stolisen me flamujt e UÇK-së

Bashkësia Islame vendos që xhamitë të stolisen me flamujt e UÇK-së

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj, më 15 shtator, të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi është marrë në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas vendimit të nënshkruar nga myftiu Naim Tërnava, flamuri i UÇK-së duhet të vendoset edhe në minaret e xhamive dhe mesxhideve në Kosovë.

Bashkësia Islame thotë se ky veprim synon të shërbejë si shenjë solidariteti dhe nderimi për luftën e UÇK-së, si dhe si shprehje e shpresës që ish-krerët e saj të lirohen nga akuzat dhe të shpallen të pafajshëm.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Këshillat e Bashkësisë Islame, drejtuesit e institucioneve arsimore, imamët dhe nëpunësit e xhamive në mbarë Kosovën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram