Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri në krye të qeverisë në Kosovë.
Në letër-urim, ai ka shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptare për “bashkëpunim të gjithanshëm” në të gjitha fushat dhe nivelet.
“E shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të Qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë Shtëpisë së Përbashkët Evropiane” thuhet në letrën e Ramës drejtuar Kurtit.


