Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia u kërkon qytetarëve të largohen nga ndërtesa e Gjykatës Speciale

Policia u kërkon qytetarëve të largohen nga ndërtesa e Gjykatës Speciale

Pak orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Hagë janë shtuar masat e sigurisë pranë objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të mbledhur para Gjykatës Speciale, policia holandeze ende nuk ka lejuar hyrjen e të gjithë familjarëve dhe mediave në objekt për ta përcjellë seancën.

Një pjesë e familjarëve tashmë janë futur brenda objektit, ndërsa të tjerët, së bashku me përfaqësues të mediave, vazhdojnë të presin.

Ndërkohë, policia që po kujdeset për rendin dhe sigurinë pranë objektit u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të largohen nga ndërtesa dhe të shkojnë në vendin e caktuar për tubim.

Policia ka paralajmëruar se, nëse të pranishmit nuk e zbatojnë urdhrin për t’u larguar, mund të përdoret edhe forca.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

TË FUNDIT

Zjarri përfshin ndërtesën në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Zjarri përfshin ndërtesën në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të HagësQytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të HagësVëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka, krimet i bëri SerbiaVëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka, krimet i bëri SerbiaPolicia u kërkon qytetarëve të largohen nga ndërtesa e Gjykatës SpecialePolicia u kërkon qytetarëve të largohen nga ndërtesa e Gjykatës Speciale

VIDEO

Lajme 15:00 22.07.2026

Lajme 15:00 22.07.2026

Lajme 13:00 22.07.2026Lajme 13:00 22.07.2026Lajme 11:00 22.07.2026Lajme 11:00 22.07.2026Artane Rizvanolli - ministre në detyrë e Ekonomisë - Mirëmëngjesi Kosovë 22.07.2026Artane Rizvanolli – ministre në detyrë e Ekonomisë – Mirëmëngjesi Kosovë 22.07.2026

https://www.facebook.com/plugins/likebox.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom&width=310&height=258&colorscheme=light&show_faces=true&header=false&stream=false&show_border=true&appId=204692056261245
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram