Pak orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Hagë janë shtuar masat e sigurisë pranë objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të mbledhur para Gjykatës Speciale, policia holandeze ende nuk ka lejuar hyrjen e të gjithë familjarëve dhe mediave në objekt për ta përcjellë seancën.
Një pjesë e familjarëve tashmë janë futur brenda objektit, ndërsa të tjerët, së bashku me përfaqësues të mediave, vazhdojnë të presin.
Ndërkohë, policia që po kujdeset për rendin dhe sigurinë pranë objektit u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të largohen nga ndërtesa dhe të shkojnë në vendin e caktuar për tubim.
Policia ka paralajmëruar se, nëse të pranishmit nuk e zbatojnë urdhrin për t’u larguar, mund të përdoret edhe forca.


TË FUNDIT

Zjarri përfshin ndërtesën në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë
Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës
Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka, krimet i bëri Serbia
Policia u kërkon qytetarëve të largohen nga ndërtesa e Gjykatës Speciale
VIDEO

Lajme 15:00 22.07.2026
Lajme 13:00 22.07.2026
Lajme 11:00 22.07.2026
Artane Rizvanolli – ministre në detyrë e Ekonomisë – Mirëmëngjesi Kosovë 22.07.2026

