Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Nga pamjet shihet tym i madh duke dalë nga pjesa e poshtme e objektit.
Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa janë dëmet materiale.

