By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky paralajmëron për sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky paralajmëron për sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës ukrainase
Rajon / Botë

Zelensky paralajmëron për sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2023/02/13 at 4:37 PM
Kosova Times Published February 13, 2023
Share
SHARE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për mundësinë e “sulmeve të reja terroriste” nga forcat ruse, pas sulmeve të fundit të Rusisë që shënjestrojnë infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin.

Në fjalimin e tij gjatë natës së 12 shkurtit, Zelensky tha se punëtorët e energjisë kishin riparuar pjesën më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga sulmet me dron dhe raketa ruse më 10 shkurt.

Megjithatë, ai shtoi: “Kjo nuk është ende një fitore vendimtare në frontin e energjisë. Për fat të keq, mund të ketë sulme të reja terroriste nga Rusia që mund t’i lënë njerëzit pa shërbime gjatë motit të ftohtë të dimrit”.

Rusia ka kryer valë të përsëritura sulmesh ndaj objekteve të energjisë dhe shërbimeve të tjera të Ukrainës muajt e fundit, në atë që kritikët thonë se është një përpjekje për t’i lënë civilët pa dritë, ngrohje dhe ujë gjatë dimrit të ftohtë.
Sulmet e 10 shkurtit, ku u goditën objektet e energjisë në gjashtë rajone të Ukrainës, erdhën pasi Zelensky u kthye nga një turne në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, prej ku kërkoi më shumë armatime për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi i nisur nga Rusia gati një vit më parë.

Gjatë vizitave të tij në Londër, Paris dhe Bruksel, Zelensky bëri thirrje për armatime të avancuara, përfshi raketa me rreze të gjatë veprimi, avionë luftarakë dhe më shumë tanke.

Luftimet intensive vazhdojnë në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku forcat ruse janë angazhuar në një përpjekje të madhe për të pushtuar qytetin strategjik të rajonit Donjeckut, Bahmut.

Më 12 shkurt, themeluesi i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, pretendoi se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Krasna Hora, një fshat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, që gjendet afër Bahmutit, objektivit kyç të forcave ruse.
Zyrtarët ukrainas presin që një ofensivë e gjerë ruse, për të cilën shumë vëzhgues besojnë se tashmë ka filluar, të fokusohet në Donbas, rajonin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës dhe rajonin juglindor të Zaporizhjas.

Kievi zyrtar bëson se presidenti rus Vladimir Putin shpreson të përfitojë nga ofensiva e re, në mënyrë që të nxjerrë në pah suksesin në fushëbetejë, në fjalimin e tij drejtuar kombit më 21 shkurt, një ditë përpara përvjetorit të pushtimit.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Kosova Times February 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Liverpool-i ia plotëson ëndrrën Erikssonit

Kosova Times Kosova Times February 13, 2024
Soltz bëri thirrje për zgjidhje paqësore të konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinës: Është e rëndësishme që situata të mos përshkallëzohet
Përmbyllet edicioni i parë i Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet
Kallashi heq ndjekësit në Instagram, fillon e poston për islam!
CIA u ka ofruar të gjithë punonjësve mundësinë për të dhënë dorëheqjen dhe për të marrë dëmshpërblim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?